Partizani ka siguruar një fitore të rëndësishme 2:0 përballë Vllaznisë, teksa ka marrë përkohësisht kreun e renditjes së kampionatit në duelin direkt me rivalët e Final Four.
Përballë shkodranëve të gjymtuar nga dëmtimet e shumta dhe me formacion të improvizuar,
të kuqtë gjetën golin shumë shpejt me Carën pas një asisti të Rrapajt. Më pas, ata shpërdoruan mundësi të shumta shënimi para të riut Jukaj, i cili ishte vendimtar në shumë raste.
Por në pjesën e dytë, ai u dorëzua përsëri përballë aftësive të Rrapajt i cili shënoi një gol spektakolar për të vendosur në kasafortë tri pikët për ekipin e tij, në atë që pritet të jetë ndeshja e tij e fundit me të kuqtë para transferimit.