Rangers ka mbajtur konferencën e zakonshme të shtypit në prag të sfidës së ardhshme në kampionatin skocez SPFL, kundër Dundee.
Ajo që nuk ka qenë e zakonshme është prania e Nedim Bajramit.
Shqiptari ka folur në krahë të teknikut belg të klubit blu. Legjionari beson se skuadra është duke u rritur javë pas jave, ndërkohë që axhenda vjen duke u ngjeshur për atmosferat festive, ku futbolli nuk ndalet kurrë në Britani.
“Të gjithë lojtarët janë gati të luajnë dhe ata trajnohen përditë që të bëjnë më të mirën e tyre.
Duam të japim maksimumin për tifozët dhe klubin.
Po rritemi dita-ditës. Kjo është shumë e rëndësishme për ne. E dimë që kemi shumë sfida përpara në një periudhë të ngjeshur e festive, por ekipi po merr formë”, u shpreh Bajrami.