Thomas Brdaric, trajneri i Vllaznisë ka folur në intervistën e pas sfidës Partizani-Vllaznia. ‘Demat’ fituan 2-0 në një super ndeshje të Rrapajt dhe Carës. Tekniku i huaj i shkodranëve qahet për dëmtimet e shumta që ka skuadra dhe për mungesën e eksperiencës. Ai lavdëron lojtarët e kuq dhe ekipin e Partizanit.
“Urime Partizanit për fitoren e sotme. Ishte një ndeshje e balancuar. U përpoqëm të ishim sa më pozitiv në fushën e lojës. E nisëm direkt me një gol të pësuar. U bë e balancuar pastaj. Arritëm të krijonim shanse po jo aq decisive. Nuk e dërguam topin në rrjetë. Përsëri me një top të humbur, ata e shfrytëzuan.
Kanë lojtarë të zgjuar. Ishte mjaft e vështirë të ktheheshim me një 2-0. Nuk ishte dita jonë sot.
I dhashë minuta të tjerëve pasi e pamë që sip o rrjedhte ndeshja. Sot, kishim shuëm mungesa. Kishim mundësi t’i jepnim minuta djemve të rinj.
Shumë drejtë. T’a mbyllim sa më shpejt këtë ndeshje. Stafi ynë mjekësor po përpiqet shumë të rikthejë djemtë nga dëmtimet. Infermieria duket si ferr. Ndeshja e ardhshme është në datë 11 janar, kështu që kemi kohë dhe shpresojmë që sa më shumë të jenë rikuperuar.
Në krahun tonë ishim ekipi me më pak eksperiencë. Duhet eksperiencë në Superiore.
Duhet ekzekutim, koha e duhur e veprimeve. Kemi shënuar më shumë gola , po të vjen keq kur nuk shënon në të tilla ndeshje.
Mund të ju premtoj se në ndeshjen tjetër do të shënojmë gola”, u shpreh Brdaric.