Drita e Gjilanit, lider i elitës së futbollit të Kosovës, sot ka gëzuar fëmijët.
Futbollistët e kësaj skuadre vizituan fëmijët dhe i dhuruan kartolina në prag të Vitit të Ri.
“Klubi ynë, FC Drita, për të nëntin vit radhazi, vizitoi Qendrën e Kujdesit Ditor - PEMA, ku lojtarët dhe stafi u pritën me shumë dashuri nga fëmijët e kësaj shtëpie të ngrohtë.
Festa e fundvitit ishte e veçantë dhe plot emocione në këtë ambient të dashur, ku nuk munguan surprizat. Fëmijët kishin përgatitur kartolina për secilin lojtar me urimet më të veçanta dedikuar lojtarëve tanë.
Me urimet tona më të mira për shëndet dhe lumturi, i thamë lamtumirë fëmijëve me premtimin për t'u takuar sërish vitin tjetër.
Mirupafshim në vitin tjetër! Gëzuar festat, me dashuri, FC Drita”, njofton klubi nga Gjilani.