Fenerbahçe ka bërë tjetër hap të gabueshëm në garën për titull të kampionit në Turqi.
Të premten mbrëma, skuadra e jose Mourinhos luajti 1:1 në udhëtim ndaj Eyupsporit.
Ndeshja i takoi xhiros së 17-të të elitës turke.
Eyupspori kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 26-të kur realizoi Ahmet Kutuçu.
Në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë për 1:1 shënoi Youssef En Nesyri.
Fenerbahçe është i dyti me 36 pikë nga 16 ndeshje. 41 pikë nga 15 ndeshje i ka Galatasaray që udhëheq në tabelë.
Eyupspori është ntë vendin e katërt me 27 pikë.