Ish-sulmuesi i Milanit dhe Romës: Italia të nxitohet me Shpendin

Futboll

Ish-sulmuesi i Milanit dhe Romës: Italia të nxitohet me Shpendin

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 22:56
Kristian Shpendi

Mosgrumbullimi i Kristian Shpendit nga trajneri Silvinjo me Kombëtaren për ndeshjet e Ligës së Kombeve, ka shtuar bindjen përtej Adriatikut se sulmuesi i lindur në Itali, mund të  përfaqësojë pikërisht të kaltrit në arenën ndërkombëtare.

Ish-sulmuesi i njohur italian, Masimo Agostini, me një të kaluar në klube si Napoli, Roma e Milan, ka theksuar se Italia duhet të veprojë shpejt dhe të përfitojë nga kjo situatë, para se ai të bëhet pjesë fikse e Shqipërisë.

“Shpendi? Është një djalosh i datëlindjes 2003, që ka kulturën e punës, dëshirën për t’ia dalë që të luajë në skena të rëndësishme.

Ai e bën pa çuar asnjëherë kokën, është gjithmonë i përulur, i dëgjon këshillat e të gjithëve dhe nga ajo që po bën, them se do të bëhet një lojtar i rëndësishëm. Uroj që të ftohet së shpejti nga përfaqësuesja jonë, përndryshe mund të ftohet nga Shqipëria”, tha Agostini, i cili tashmë vazhdon karrierën si drejtor sportiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat