Shqiptari lartësohet në Spanjë, kështu quhet

Futboll

Shqiptari lartësohet në Spanjë, kështu quhet

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 22:56
Uzuni

Kur Uzuni është në formë, edhe Granada është në formë.

Kjo është e qartë tashmë për të gjithë dhe statistikat e sulmuesit shqiptar vërtetojnë se kur ai gjen rrjetën, zakonisht Granada nuk del pa pikë nga fusha e lojës dhe në të shumtën e rasteve me fitore.

Në Spanjë kanë filluar ta quajnë “Uzunidependencia” dhe trajneri i Garandës, Fran Eskriba, nuk ka ngurruar të pranojë sot në konferencë për shtyp se ekipi ka krijuar varësi ndaj lojës së sulmuesit shqiptar.

“Kemi një sulmues të madh. Ekipet e mëdha gjithmonë kanë sulmues të mëdhenj.

Kur ke një sulmues të këtij niveli, ekziston një lloj varësie dhe është logjike. Jo vetëm tani, edhe nëse sheh në të kaluarën,

Granada gjithmonë ka pasur nevojë për golat e Uzunit për të arritur objektivat dhe kjo nuk do të ndryshojë. Nuk është varësi e plotë, por është një lojtar thelbësor për ne”, tha Eskriba para mediave për sulmuesin shqiptar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat