Granit Xhakla kudo i bën krenarë shqiptarët dhe zviceranët.
Futbollisti nga Kosova, kapiten i kombëtares së Zvicrës dhe prej lojtarëve vendimtarë të Bayer Leverkuseni, është në vend të 26-të në mesin e 100 futbollistëve më të mirë.
Mediumi zviceran “20min” mburret me Xhakën.
Xhaka para Messit dhe Ronaldos.
Dy zviceranë në mesin e 100 futbollistëve më të mirë!
Si çdo vit, media britanike ‘Guardian’ publikon renditjen e 100 futbollistëve më të mirë të vitit kalendarik.
“Këtë vit, dy lojtarë, Granit Xhaka dhe Gregor Kobel, hynë në top 100.
Kapiteni i i kombëtares Xhaka përfundoi në vendin e 26-të, një vend para Lionel Messit. Portieri Kobel përfundoi i 92-ti.
Rodri fitoi renditjen e fituesve para Vinicius Jr. dhe Erling Haaland. Cristiano Ronaldo është në vendin e 42-të”, shkruan mes të tjera media zvicerane.