Për Rei Manajn, zbulohet klubi i Bundesligës

Futboll

Për Rei Manajn, zbulohet klubi i Bundesligës

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 23:36
Manaj

Rei Manaj mund të jetë shumë pranë lamtumirës nga kampionati turk i futbollit. Sulmuesit të cilit i mbaron kontrata në fund të edicionit te Sivaspor, i ka mbërritur një ofertë interesnate nga Budneliga.

Manaj do të largohet nga klubi i tij aktual, në janar apo në fund të vitit dhe Sivaspori, për të mos e humbur me parametër zero, është i interesuar që të përfitojë diçka nga ai në janar. Në këtë moment, në skenë nuk kanë hyrë klubet e mëdha turke, siç mendohej, por një klub i Bundesligës, Bohumi.

Klubi gjerman ka bërë një pjesë të parë të sezonit të tmerrshme, me vetëm 4 pikë pas 14 ndeshjesh dhe problemin kryesor e ka pikërisht më finalizimin, duke shënuar vetëm 11 gola.

Trajneri Ditmar Heking ka kërkuar përforcime dhe sipas informacioneve nga Turqia, emri i Manajt është në listën e dëshirave të tij për pjesën e dytë të këtij edicioni. Mbetet të shihet nëse palët do të gjejnë akordin për të finalizuar këtë transferim shumë interesant për karrierën e sulmuesit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat