Dy rivalët do të ballafaqohen në Kataloni në një derbi të zjarrtë

Futboll

Dy rivalët do të ballafaqohen në Kataloni në një derbi të zjarrtë

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 23:39
Diego Simeone

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka emëruar yllin e Barcelonës për të cilin është duke u shqetësuar më së shumti para përballjes mes tyre këtë vikend. 

Dy rivalët do të ballafaqohen në Kataloni në një derbi të zjarrtë, pasi që të dy këto ekipe i ndan vetëm një pikë në tabelë. 

Barcelona gjithashtu po vuan për ta gjetur formën, pasi kanë vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e tyre të fundit në ligë, teksa mysafirët kanë 11 fitore radhazi në të gjitha garat. 

Cila prej këtyre dy skuadrave që arrin të marrë pikët e plota do të hyjë në vitin 2025 si lidere, andaj për këtë sfidë pritshmëritë janë të mëdha. 

Simeone i cili po kërkon fitoren e tij të parë në La Liga ndaj Barcelonës, ka përmendur Raphinhan si lojtarin kryesor të blaugranasve në këtë takim, me Lamine Yamal të lënduar. 

“Ne po ballafaqohemi me një skuadër që po luan shumë mirë, më pëlqejnë të rinjtë që kanë në mesfushë e të cilët luajnë një futboll shumë të mirë”. 

“Raphinha është njëri prej lojtarëve më të mirë në La Liga, për guximin dhe mënyrën e tij të lojës”, ka thënë tekniku argjentinas. 

Në fakt reprezentuesi brazilian po kalon në një formë fantastike këtë sezon, pasi ka shënuar 11 gola në të gjitha garat deri më tani, por nuk ka gjetur asnjëherë rrjetën ndaj Atletico Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat