Një hapësirë magjike për vajzat e vogla që dashurojnë futbollin

Futboll

Një hapësirë magjike për vajzat e vogla që dashurojnë futbollin

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 23:44
Pamje

“UEFA Playmakers”, projekti unik dhe frymëzues që po zbatohet nga Federata e Futbollit në bashkëpunim me kompaninë e famshme “Disney” dhe UEFA-n, ka çelur sezonin e ri me një energji të re në 26 qendra anembanë vendit, duke përfshirë 40 trajnerë të përkushtuar për të sjellë një përvojë të jashtëzakonshme sportive dhe edukative për vajzat.

Ky program ka bërë një hap të madh përpara, duke shtrirë aktivitetin e tij në qendrat rajonale të Tiranës, Durrësit, Fierit, Elbasanit, Korçës, Shkodrës dhe Lezhës.

Sezoni i ri ka një risi emocionuese, pasi do të bazohet në historinë e mrekullueshme të filmit të Disney “Inside Out 2”. Ky film është një mjet i fuqishëm për të inkurajuar vajzat të eksplorojnë emocionet e tyre dhe të mësojnë si t’i menaxhojnë ato nëpërmjet lojës dhe sportit, ndërsa ndërtojnë besimin dhe miqësinë me bashkëmoshataret e tyre.

Programi i këtij sezoni do të jetë më i gjatë dhe më gjithëpërfshirës, duke ofruar më shumë mundësi për vajzat që të angazhohen në mënyrë aktive dhe të rriten si në aspektin personal, ashtu edhe në atë sportiv.

Përmes këtij udhëtimi, “UEFA Playmakers” synon të krijojë një mjedis të sigurt dhe frymëzues ku vajzat mund të ndihen të fuqizuara dhe të argëtohen në të njëjtën kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat