Inzaghi: Kam 25 titullarë në dispozicion, secili lojtar është i rëndësishëm

Futboll

Inzaghi: Kam 25 titullarë në dispozicion, secili lojtar është i rëndësishëm

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 23:48
Interi

Simone Inzaghi u shfaq i kënaqur pas fitores 2:0 të Interit kundër Udinese, që i siguroi skuadrës së tij kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Duke folur për “Mediaset”, trajneri zikaltër theksoi rëndësinë e grupit dhe fleksibilitetin e lojtarëve:

"Kam bërë 8 ndryshime krahasuar me ndeshjen kundër Lazios, por nuk u vu re. Kur them që kam 25 titullarë, e mendoj me të vërtetë. Unë marr vendime vetëm për të mirën e skuadrës, ata që luajtën sonte më dhanë sinjale shumë të mira. Zhvilluam një ndeshje serioze dhe e interpretuam mirë nga minuta e parë deri në të 94-tën".

Trajneri vlerësoi performancën e ekipit dhe bëri një analizë mbi përmirësimet e mundshme: "Pas fitores 6-0 kundër Lazios, e analizuam lojën, sepse ishin disa situata ku mund të kishim bërë më mirë. Kjo tregon se gjithmonë ka hapësirë për rritje".

Duke folur për punën e çiftit të sulmuesve, Inzaghi komentoi: "A ishte goli i parë një skemë apo meritë individuale? Në raste të tilla ka pak për të mësuar. Taremi ishte shumë i zgjuar të priste momentin për asistin, ndërsa Arnautovic bëri një lëvizje të shkëlqyer. Jam i kënaqur me ta, ashtu si me Lautaron, Thuram dhe Correa. Do të na duhen të gjithë".

Përsa i përket garës për titull në kampionat, Inzaghi e sheh si një betejë të hapur: "Që në fillim të sezonit thashë se do të ishte kështu. Ne po vrapojmë, por edhe Atalanta dhe Napoli po bëjnë të njëjtën gjë, pa harruar Fiorentinën, Lazion, Juventusin, Bolonjën dhe Milanin.

Dëshira ime e vetme është të kem gjithmonë sa më shumë lojtarë të disponueshëm dhe për këtë arsye i alternoj shumë. Tani po vuajmë prej një muaji mungesat e Pavard dhe Acerbi. Sonte i kërkova Bastonit një sakrificë, të cilën e realizoi në mënyrë të shkëlqyer".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat