Barcelona sonte do të përballet me Atletico Madridin.
Dy skuadrat që po luftojnë për vendin e parë, do të përballen mes vete nga ora 21:00.
Skuadra katalanase në këtë ndeshje do të jetë pa futbollistin Lamine Yamal. Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri, Hansi Flick.
“Duhet të pranojmë faktin që Lamine nuk ndihet mirë, ai është jashtë dhe i lënduar. Është koha të përqendrohemi se kush do ta zëvendësojë atë.”, ka deklaruar Flick.
Yamal është lënduar gjatë ndeshjes së fundit me Legans dhe do të jetë jashtë fushave për së paku një muaj.