Ferizajasit janë nikoqir të gjilanasve në ndeshjen e fundit të sezonin vjeshtor, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial me fillim nga ora 13:00.
Ekipi i Arsim Abazit vjen nga një formë e dobët prej dy humbjesh e tri barazimesh nga pesë ndeshjet e fundit dhe synon t’i kthehet fitores për t’i ikë në fund zonës së rënies.
Në anën tjetër, ekipi i Ardian Nuhiut ka pasur ngritje të formës në ndeshjet e fundit dhe pas fitores në derbi ndaj Dritës, synon ta vazhdojë këtë formë dhe ta mbyll ‘vjeshtën’ me fitore.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Ferizaj: Jovanovski; Cakolli, Gligorov, Topalaj, Avdulli; Ramusa, Shabani; Jusufi, Musolin, Kurtaj; Haxhimusa;
Gjilani: Bllaca; Thaqi, Ramadani, Shabani, Ibrahimi; Bilali, Morina; Kqiku, Prapashtica, Basa; Ymeri;