Tirana do të luajë në një transfertë shumë të vështirë, me bardheblutë që do të kërkojnë fitoren për të mbyllur vitin 2024 siç duhet dhe për të shkelmuar në një farë mënyrë një gjysmë sezoni mjaft zhgënjyes.
Gugash Magani nuk do ta ketë aspak të lehtë të arrijë te 3 pikët, pasi do të ketë një kundërshtarë të vështirë si Laçi. Por jo vetëm kaq, pasi timonieri peqinas do të duhet të luajë pas 5 titullarë.
Ermal Meta, Fjoart Jonuzi, Aldi Gjumsi, Ëalid Jarmouni dhe Gledi Mici nuk do të mund të japin kontributin e tyre ndaj kurbinasve. Të 4 futbollistët e parë do të mungojë për arsye dëmtimi, ndërsa Mici për shkak kartonësh.
Mungesa me “peshë” dhe që shtojnë “dhimbjet e kokës” për Gaganin, i cili duhet të armojë formacionin ndaj kurbinasve. Duel ky që do të luhet në orën 13:30 në Kurbin dhe është i vlefshëm për javën e 19-të të Superiores.