Barcelona është e paralajmëruar për sot

Futboll

Barcelona është e paralajmëruar për sot

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 13:03
Raphinha e Griezmann

Këtë sezon, Atletiko e Madridit është abonuar për të shënuar në minutat e fundit të ndeshjeve.

Të besuarit e Simeone kanë shënuar 22 gola në tre kompeticionet ku kanë luajtur (La Liga, Liga e Kampioneve dhe Kupa e Mbretit), pas minutës së 75-të. Por për më tepër, nga ata gola, gjysma janë në minutat e fundit.

Dhe trajneri i Barcelonës, Hansi Flik është shumë i vetëdijshëm për këtë fakt, ndërsa Barcelona do të përballet me Atletikon sot në orën 21:00. Trajneri madje ka paralajmëruar në daljen e tij para mediave. Barcelona e ka studiuar rivalin deri në detajet më të vogla dhe është e vetëdijshme se Atletiko godet kur ndeshja është në fazën e fundit.

“Ata shënojnë shumë gola në minutat e fundit dhe ne duhet të jemi të përgatitur”, paralajmëroi trajneri gjerman të premten në mëngjes. Në 10 nga 17 ndeshjet e La Ligës, bardhekuqtë kanë festuar jo pak gola pas minutës së 75-të.

Liga e Kampioneve dhe Kupa – Por kjo statistikë nuk ndodh vetëm në La Liga. Edhe në Champions League, Atletiko e Madridit është specializuar në shkaktimin e një surprize në fazën finale. Ata mundën Lajpcigun në minutën e 90-të, kundër PSG-së shënuan në minutën e 93-të. Edhe kundër Spartës së Pragës e mbyllën fitoren në minutat 85 dhe 89.

Dhe nëse ka një kompeticion ku ata janë specializuar në këtë çështje, ai është “Copa del Rey” (Kupa e Mbretit). Të gjithë golat e Atletikos kanë ardhur pas minutës së 80-të kundër Vicit në minutën e 81-të dhe të 89-të dhe kundër Kaserenjos, në minutat e 83-të, 92-të dhe 95-të. Hansi Flik e ka zbuluar këtë pikë të fortë të skuadrës së Simeones. Dhe e ka paralajmëruar skuadrën që ai drejton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat