Karriera e Kristjan Asllanit mund të ketë marrë rrugën e duhur. Paraqitja përballë Udinezes, e cila u kurorëzua me një gol olimpik, mund të jetë pika e kthesës për shqiptarin, i cili ka fituar besimin jo vetëm të shokëve të ekipit, por edhe të Simone Inzagit.
Ky fakt dallohet qartë në fjalët që janë thënë për Asllanin në ditët e fundit. “Goli si Rekoba”, apo “për herë të fundit një gol të tillë e kishte shënuar Çalhanoglu” janë më shumë se komplimente për të riun, i cili është gati për hapin e madh.
Sot “Gazzetta dello Sport” i kishte dedikuar edhe një shkrim Asllanit ku kishte analizuar në detaj ndeshjen e Kupës së Italisë.
“Kristjani mori për dore Interin dhe e dërgoi në çerekfinale të Kupës së Italisë. Diçka te tillë e bëri falë një paraqitje të madhe ku gjithsej preku 57 herë topin, ndërsa dhuroi 45 pasime pozitive ndërsa 9 ishin pasimet e gjata (i dytë vetëm pas portierit) dhe një gol direkt nga goditja e këndit”, nënvizonte “Gazzetta dello Sport”.