Ancelotti: Babagjyshit të Vitit të Ri i kërkoj që të më sjellë më shumë kritika!

Futboll

Ancelotti: Babagjyshit të Vitit të Ri i kërkoj që të më sjellë më shumë kritika!

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 14:09
Carlo Ancelotti

Në vigjilje të ndeshjes Real Madrid – Sevillla, Carlo Ancelotti ka qenë ironik përballë gazetarëve.

I pyetur se çfarë vlerësimi kishte për vitin që po mbyllet, trajneri italian, Carlo Ancelotti tha: “Unë i jap një vlerësim të jashtëzakonshëm duke marrë parasysh të gjitha pengesat që kemi pasur.

Pavarësisht kësaj, ne kemi fituar pesë tituj. Në 2025-ën kërkoj që djemtë të luftojnë pa pushim dhe të fitojmë Ligën e Kampionëve”.

Ndërsa në përgjigjen e dhënë kur u pyet për bilancin e 2024-ës, Ancelotti tha:

“Triumfi përballë Borusias në finalen e Champions-it ishte një moment unik ndërsa u trishtova shumë pas humbjes që pësuam në ‘Bernabeu’ përballë Barçës. Nga 2025 kërkoj që të më kritikojnë edhe më shumë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat