Trajneri i PSG-së, Luis Enrique ka frenuar entuziazmin për një lëvizje për sulmuesin e Galatasaray, Victor Osimhen.
I huazuar nga Napoli, Osimhen mund të shitet për 75 milionë euro muajin e ardhshëm falë një klauzole në kontratën e tij.
Nigeriani po lidhet me një transferim te PSG këtë javë, mes interesimit nga Juventus dhe Chelsea.
I pyetur për këto zëra, Enrique tha: “Nuk po flas për lojtarë që nuk janë në klub, në asnjë rast. Jam shumë i kënaqur me skuadrën.
“Gjëja më e mirë për të bërë në çdo dritare transferimi është të jemi të vëmendshëm, është e vështirë të përmirësojmë skuadrën tonë, ne duam të zhvillojmë talentet tona të reja.
“Për sa i përket merkatos, ne kemi një ekip shumë të mirë”.