Një ngjarje e pazakontë ka ndodur në botën e futbollit.
Një incident i pazakontë ka shënuar ndeshjen e Kupës “Ladie” mes Gremios braziliane dhe River Plate argjentinase.
Ndeshja bie në qendër të vëmendjes në mbarë botën për shkak të një skandalit - racist dhe një përplasjeje mes futbollisteve të River Plates dhe djalit që merrej me grumbullimin e topave.
Futbollistja Candela Diaz në një moment u kthye nga mbledhësi i topit dhe filloi të imitonte një maj*un. Kjo zemëroi futbollistet e Gremios, të cilat dolën në mbrojtje të të riut.
Më pas lojtaret e Riveres iu afruan grumbulluesit të topit dhe një shkëmbim i ashpër verbal pasoi pranë vijës së kontaktit.
Në një moment, futbollistet e Riveres e kanë sulmuar fizikisht të riun. Ato anashkaluan reklamat dhe filluan ta ndiqnin nëpër fushë.
Pas kaosit që u krijua në fushë, arbitri përjashtoi gjashtë lojtare të Riveres, kështu që skuadra argjentinase nuk mundi të vazhdonte ndeshjen dhe loja u ndërpre dhe Gremio kaloi në finale.