Lajm i keq për Partizanin, Egnatia rikthen në Rrogozhinë “makthin” e rivalëve

Futboll

Lajm i keq për Partizanin, Egnatia rikthen në Rrogozhinë “makthin” e rivalëve

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 14:38
Egnatia

Egnatia padiksutim që kërkon të mbojë titullin kampion dhe për këtë duhen përforcime cilësore në merkaton e janarit. Rrogozhinasit janë aktualisht 3 pikë pas Partizanit kryesues, por kampionët aktualë kanë 1 ndeshje më shumë për të luajtur.

Për këtë drejtuesit do të luftojnë deri në fund për titullin dhe po mendojnë të përforcojnë çdo repart. Kështu sipas shtypit të shkruar lojtari i parë që është dëshirë e drejtuesve, por edhe e stafit teknik është Fernando Medeiro.

Braziliani është një “idhull” i tifozëve të Egnatias, pasi ishte një nga liderit e rrogozhinasve dhe protagonisti kryesorë në fitimin e titullit. Largimi drejt Azerbajxhanit siç duket nuk ka qenë i goditur, pasi lojtari nuk luan rregullisht dhe deri më tani ka zhvilluar vetëm 5 ndeshje ku ka shënuar edhe 1 gol.

Drejtuesit po mendojnë sëriozisht ta rikthejnë në Rrogozhinë dhe nëse diçka e tillë do të arrihet, padiksutim që do të ishte një lajm i keq për rivalët në garën për titull. 28-vjeçari e njeh mirë Superioren dhe me rikthimin e tij Edlir Tetova do të kishte një armë më shume në garën për titullin kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat