Ferizaj me meritë ndali tre pikë para shikuesve të vet.
Ferizajasit shënojnë fitore bindëse me rezultat 3:1 ndaj Gjilanit, në takimin e javës së 18-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Marko Musulin, Enhar Cakolli e zëvendësuesi Erion Sadriu, janë kreatorë të fitores.
Për Ferizajn shënojnë Musulin (5’), Cakolli (40’) e Sadriu (77’) dhe për Gjilanin Basa (38’ – nga penalltia).
Ferizajasit shënojnë fitore pas shtatë javëve.
Gjilani renditet në vend të gjashtë me 21 pikë e ka një më shumë se Ferizajt që gjendet dy pozita më poshtë.