Trajneri i Atletikos, Diego Simeone doli para mediave në prag të vizitës në Barcelonë këtë të shtunë në një duel në të cilin do të vendoset kryesimi në La Liga.
Tekniku e ka pranuar vështirësinë e takimit, por ka njohur dhe forcën e skuadrës së tij, duke shtyrë lojtarët drejt një fitore që ai kurrë nuk e ka arritur ndaj blaugranave në Barcelonë.
“Ajo për të cilën po flasim prej një muaji e gjysmë është skuadra funksionon mirë, duke kërkuar se ku të dëmtojë rivalin për të konkurruar dhe përmirësuar. Ne do të luajmë kundër një ekipi që bën shumë mirë, me shumë djem të rinj.
Mesfusha që bën shumë mirë, me Rafinja, i cili është një nga më të mirët në La Liga për sjelljen, guximin dhe mënyrën e lojës…
Ne kemi pikat tona të forta, do të jetë një ndeshje argëtuese. Natyrisht që jam i vetëdijshëm se nuk kam fituar asnjëherë në Barcelonë. Nuk e kam gjetur ende çelësin. Ndoshta kjo është radha e duhur”, tha ai.