Guardiola nuk dëshiron të presë

Futboll

Guardiola nuk dëshiron të presë

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 15:28
Tijani Reijnders

Tijani Reijnders është lojtari i momentit te Milan-i. Holandezi ka qenë një nga më të mirët e skuadrës së Fonseca-s në këtë sezon dhe ishte protagonist në ndeshjen e kampionatit kundër Verona-s, duke shënuar golin që u dhuroi kuqezinjve fitoren 1-0.

Holandezi pëlqehet nga dy të mëdhatë e Spanjës, Real Madrid dhe Barcelona, ​​por mbi të gjitha nga Manchester City në Premier League.

Pep Guardiola dëshiron të dalë nga kriza dhe planifikon të përdorë merkaton e janarit për të gjetur një zëvendësues për fituesin e Topit të Artë, Rodri në mesfushë, me mungesën e spanjollit që ndikon jo pak në lojën e kampionëve anglezë.

Tabloidi ‘Daily Star’ konfirmon interesin e vërtetë të Cityt për Reijnders, i cili është ndjekur disa herë këtë sezon nga vëzhguesit e ‘Citizens’.

Guardiola nuk dëshiron të presë dhe do të jetë gati të hidhet në sulm në javët e ardhshme, me synimin për ta marrë lojtarin në Manchester që në fillim të vitit 2025.

Drejtuesit e Cityt do të ishin të gatshëm të ofronin mbi 60 milionë euro për të bindur Milanin që të privojë veten nga lideri i mesfushës së tyre në janar, përveç pagës shumë më të lartë se rreth 2 milionë neto që holandezi merr tani në Milano.

Megjithatë, “Djalli” aktualisht nuk ka ndërmend të dorëzohet për Reijnders, me frikën e përkeqësimit të situatës me tifozët pas protestave të rënda të kohëve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat