Ja kur do të vendoset nga CAS për fatin e Kosovës që u provokua! Burleanu tregon në konferencë për shtyp  

Futboll

Ja kur do të vendoset nga CAS për fatin e Kosovës që u provokua! Burleanu tregon në konferencë për shtyp  

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 21 dhjetor 2024 Në ora: 15:54
Razvan Burleanu

Federata e Futbollit e Rumanisë nuk ndihet e qetë pasi që i druhen vendimit të Komisionit të Arnitrazhit Sportiv me seli në Lausanne të Zvicrës.

Razvan Burleanu, kryetar i Federatës së Futbollit të Rumanisë, padyshim se ndjen presionin sepse është i vetëdijshëm se ndeshja u ndërpre për shkak të provokimit nga tifozët rumunë: Serbia, Serbia, Serbia, ndërsa futbollistët e Kosovës e braktisën fushën në minutën e 90+3, kur rezutati ishte 0:0. 

“Gjatë kohës shtesë, Amir Rrahmani, kapiteni i Kosovës, është konfliktuar në fushë me Denis Alibecin.

Pasi pak u qetësua situata dhe u duk se loja mund të rifillonte, lojtarët e Kosovës u larguan nga fusha, thirrjet raciste dhe të ngarkuara politikisht nga tifozët rumunë, të cilët filluan të brohorisnin "Serbia, Serbia"”, ka shkruar mediumi rumun “Sport”.

Si pasojë e këtij incidenti, UEFA vendosi me rezultat zyrtar 3:0 në favor të Rumanisë dhe nga ana tjetër rumunët u gjobiten jo më pak se 128,000 euro.
Për këtë arsye FRF vendosi të apelojë vendimin e UEFA-s në CAS dhe Razvan Burleanu është shumë i bindur se gjithçka do të përfundojë mirë për kombëtaren e tyre. Presidenti i FRF thotë se, me shumë gjasa, verdikti i CAS do të arrijë në shkurt.

“FRF ka marrë përsipër të apelojë vendimin e UEFA-s në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. Besojmë se brenda shkurtit do të kemi një vendim përfundimtar nga CAS. Ne duam të ruajmë nga njëra anë rezultatin 3:0 të vendosur nga komisioni i UEFA-s për ndeshjen me Kosovën dhe nga ana tjetër tifozët rumunë mund të jenë me trikolorët në mars 2025. Aktualisht jemi të përgatitur për çdo skenar.

Nga njëra anë, sepse gjesti i skuadrës së Kosovës për t'u larguar nga fusha e lojës nuk ishte fare i sanksionuar. Kur e them këtë, ne nuk e konsiderojmë sanksion një ndeshje si të fituar 3:0 nga ne.

Nuk duam që ky gjest të bëhet precedent i rrezikshëm. Ne e konsiderojmë vendimin e UEFA-s si të padrejtë në lidhje me sanksionet e vendosura ndaj Rumanisë. Dënimi për përdorimin e lazerit është shumë më i lartë se ai që mori Kosova për largimin nga fusha e lojës”, tha Razvan Burleanu gjatë një konference për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat