Gazetari spanjoll zbulon të vërtetën e “gërvishtjes” së kokës të Guardiolës

Futboll

Gazetari spanjoll zbulon të vërtetën e “gërvishtjes” së kokës të Guardiolës

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 15:58
Guillem Ballague

Gazetari spanjoll Guillem Ballague ka shpjeguar se si një debat mes Pep Guardiola dhe Kajlli Ualker çoi në gërvishtjet në fytyrën e trajnerit të Man. Siti.

Ka patur shumë shqetësim kur trajneri i “Qytetarëve” u shfaq me plagë të cilat dukej se ishin shkaktuar nga vetë trajneri.

Guardiola u shfaq me shenja në fytyrë, pasi Siti barazoi 3-3 ndaj Fejnordin në Ligën e Kampionëve (26 nëntor). Ai shpjegoi se ato ishin pasojë e gërvishtjes së fytyrës me gisht dhe se donte të dëmtonte veten. Spanjolli më vonë kërkoi falje për komentet e tij të vetëdëmtimit. Ai ka postuar në Instagram:

“Përgjigja ime nuk kishte për qëllim në asnjë mënyrë të zbehte çështjen shumë serioze të vetëlëndimit”.

Megjithatë, shumë njerëz ende pyesnin nëse kishte më shumë pas historisë. Balague, një i besuar i ngushtë i Pep Guardiola-s, shpjegoi se si një debat me Ualker për pozicionimin çoi në gërvishtjet e tij.

“Pati një debat, një debat futbolli, për futbollin pozicional dhe se ku duhej të luante Kajli Uallker. Ai thjesht u nervozua, dëmtoi hundën dhe i vendosën një mbulim në zyrën e tij. Në fund të ndeshjes, ai shkoi në dhomën e zhveshjes dhe filloi të gërvishtë kokën,” ka shkruar Balague në “X”.

Pep Guardiola po përjeton periudhën më të keqe në karrierën e tij si trajner. Pas humbjes 2-1 të Man. Sitit ndaj Man. Juanjtedit në “Etihad”, skuadra e spanjollit ka fituar vetëm një ndeshje në 11 takimet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat