Laçi ka fituar në shtëpi përballë Tiranës në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Kurbinit, përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të vendasve.
Pas kësaj sfide ka folur autori i dy golave për Laçin, William Cordeiro Melo, i cili u shpall “Lojtari i Ndeshjes”.
“Trajneri na futi në konfidencë për pjesën e dytë. Na tha që nuk luajtëm mirë në pjesën e parë. Na dha besim që të luanim me kurajë dhe faleminderit Zotit që e kthyem ndeshjen dhe fituam.
Me ardhjen e trajnerit ka ndryshuar gjithçka, mentaliteti mbi të gjitha. Tani kemi disa ditë pushimi dhe stafi me presidencën do të mendojnë edhe për përforcimin e skuadrës gjatë merkatos së janarit.
Në pjesën e parë kam luajtur shumë anësor, ndërsa në të dytën më në qendër. Kjo bëri diferencën”, është shprehur Cordeiro pas ndeshjes.