Morierio pas fitores me përmbysje ndaj Tiranës: Ky është mentaliteti që dua

Futboll

Morierio pas fitores me përmbysje ndaj Tiranës: Ky është mentaliteti që dua

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 16:25
Francesco Moriero - djathtas

Laçi ka fituar në shtëpi përballë Tiranës në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Superiores.

Sfida e zhvilluar në stadiumin e Kurbinit, përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të vendasve.

Pas kësaj sfide ka folur trajneri fitues, Francesco Moriero.

“Në pjesën e parë kemi pasur vështirësi që të gjenim distancat. Mu desht që të ndryshoja modulin e lojës dhe pozicionet e lojtarëve.

Në pushim të ndeshjes u mërzita shumë me lojtarët, pasi nuk ishte ekipi im ai që u paraqit në pjesën e parë. Në pjesën e dytë kemi luajtur me dy sulmues. Ndryshoi sjellja në fushë, skuadra ka demostruar që s’do ta humbasë ndeshjen, por të rikuperojë dhe të fitojë.

Kam marrë përgjigjet që duhet nga lojtarët që në kohët e fundit luanin pak. Nuk ka përgjigje më të mirë nga kjo që mora sot. Në pjesën e dytë kemi qenë shumë lart. Kemi dominuar komplet ndeshjen. Mund të shënonim edhe dy gola të tjerë. Fizikisht sidomos kemi bërë një super ndeshje. Si në dy fazat, ofensive dhe difensive kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Ky është mentaliteti që më pëlqen mua.

Objektivi im është që të luajnë të gjithë çunat, por duhet pak kohë. Traore, Bullari dhe ata që u futën kishin kohë që nuk luanin dhe kanë dhënë një përgjigje mjaft të mirë në fushë. Për mua flet vetëm fusha, të rinj apo të vjetër qofshin. E rëndësishme është që të kemi mentalitet dhe të luajmë me intensitet”, tha Moriero pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat