Shkurtaj i jep fitoren Flamurtarit në “frymën e fundit”

Futboll

Shkurtaj i jep fitoren Flamurtarit në “frymën e fundit”

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Kanë përfunduar 3 sfidat e sotme të Kategorisë së Parë. Në këto 3 ndeshje të zhvilluar sot, të vlefshme për javën e 17-të të kampionatit janë shënuar 5 gola gjithsej.

Korabi fitoi 2-1 në shtëpi përballë Kukësit. Dibranët gjetën golat me Mziun dhe Markun, ndërsa golin e vetëm për kuksianët e shënoi Beshiraj në minutën e 62-të të sfidës.

Në krahun tjetër, Flamurtari fitoi 0-1 me vështirësi në transfertë kundër Valbonës.

Këtë 3 pikësh të artë vlonjatëve ia dha Shkurtaj në minutat e fundit të ndeshjes.

Ndërkohë që Burreli i drejtuar nga Ditmar Bicaj vazhdon ecurinë mjaft të mirë. Këtë herë matjanët triumfuan në transfertë kundër Lushnjës 0-1, me golin e Arango në minutën e 45-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat