Laporta është i bindur

Futboll

Laporta është i bindur

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 17:42
Joan Laporta

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, u ka dërguar një letër të gjithë anëtarëve të klubit duke i falënderuar për rinovimin e anëtarësimit në klub dhe duke i uruar atyre gëzuar festat e fundvitit.

Ai ka premtuar se Barcelonën e pret një e ardhme e ndritur.

“Faleminderit që rinovoni besnikërinë dhe mbështetjen tuaj për Barcelonën, një entitet që është çdo ditë më i madh dhe më i fortë falë angazhimit tuaj.

Këtë vit Barça feston 125 vjet histori me më shumë forcë se kurrë, me një të tashme dhe të ardhme inkurajuese dhe emocionuese që ne duam ta ndajmë me të gjithë anëtarët dhe tifozët”, thuhet mes të tjerave në letrën e presidentit të klubit blaugrana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat