Pas Edoardo Bove të Fiorentinës, kampionati italian i futbollit është përfshirë në një tjetër moment paniku.
Bëhet fjalë për sfidën e sotme mes Torinës dhe Bolognës, të cilën këta të fundit e fituan 0-2.
Në minutën e 35-të të sfidës, futbollisti Sebastian Walukiewicz mbeti i shtrirë në tokë.
Mbrojtësi polak pësoi një dëmtim të çuditshëm, gjë që i dha dhimbje të forta në krah. Por edhe nga ajo ç’ka shihej, Walukiewicz kishte edhe vështirëi në frymëmarrje.
Mediat italiane raportojnë e shkruajnë, se kjo nuk mund të përjashtohet si një shërim nga sëmundja. Pra polaku mund të ishte edhe me grip.
Megjithatë, mbrojtës u ul si fillim në gjunjë, e më pas përfundoi i shtrirë në tokë. Ky moment solli panik në stadium dhe mjekët ndërhynë menjëherë, duke e nxjerrë nga fusha me barelë.
Në atë minutë, polaku u zëvendësua nga futbollisti shqiptar, Mërgim Vojvoda. Tanimë pritet edhe verdikti zyrtar dhe final nga klubi italian i Torinos.