Panik në sfidën e Serie A, futbollisti bie në tokë me vështirësi në frymëmarrje dhe nxirret nga fusha

Futboll

Panik në sfidën e Serie A, futbollisti bie në tokë me vështirësi në frymëmarrje dhe nxirret nga fusha

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 18:04
Pamje

Pas Edoardo Bove të Fiorentinës, kampionati italian i futbollit është përfshirë në një tjetër moment paniku.

Bëhet fjalë për sfidën e sotme mes Torinës dhe Bolognës, të cilën këta të fundit e fituan 0-2.

Në minutën e 35-të të sfidës, futbollisti Sebastian Walukiewicz mbeti i shtrirë në tokë.

Mbrojtësi polak pësoi një dëmtim të çuditshëm, gjë që i dha dhimbje të forta në krah. Por edhe nga ajo ç’ka shihej, Walukiewicz kishte edhe vështirëi në frymëmarrje.

Mediat italiane raportojnë e shkruajnë, se kjo nuk mund të përjashtohet si një shërim nga sëmundja. Pra polaku mund të ishte edhe me grip.

Megjithatë, mbrojtës u ul si fillim në gjunjë, e më pas përfundoi i shtrirë në tokë. Ky moment solli panik në stadium dhe mjekët ndërhynë menjëherë, duke e nxjerrë nga fusha me barelë.

Në atë minutë, polaku u zëvendësua nga futbollisti shqiptar, Mërgim Vojvoda. Tanimë pritet edhe verdikti zyrtar dhe final nga klubi italian i Torinos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat