Edlir Tetova ka folur në emisionin e pas sfidës për humbjen e Egnatias në një takim delikat përballë Dinamos. Trajneri i rrogozhinasve ka dhënë mendimin e tij mbi disfatën në transfertën e Elbasanit ndaj dinamovitëve me rezultat 2-1. Viti u mbyll në mënyrë të keqe për jeshilzinjtë përballë një Dinamoje bindëse në çdo aspekt.
“Mendoj më tepër 2 tranzicione që ne i kishim përgatitur për të bërë faulle, sepse sulmi i Dinamos është i shpejtë.
Por ne e pësuam. Duhet t’a pranojmë. Lojtarët kur kalon minutazhi i humbet qartësia, bëhet më e vështirë. Ishim prezent, kishim mundësi të barazonim po nuk ia arritëm qëllimit.
Dinamo ishte shumë e ngjeshur në mbrojtje. Mungesë loje efektive mendoj unë.
Je i saktë Ardi. Kishim dendësi në një krahë për të liruar hapësirat në krahun tjetër. Ishte një gjë e dukshme, ia kërkova çunave. Nëse kemi punuar diçka dhe nuk ka dal në ndeshjet e tjera, sot e nisëm 3-5-2. Kemi gjithë këtë kohë që e përdorim, por na mungoi pasi i fundit në portën e kundërshtarit.
Konstatimi juaj është i saktë, megjithatë do të punojmë”, u shpreh Tetova.