Goli i radhës i sulmuesit shqiptar i jep tre pikët klubit në Angli!
Armando Dobra vazhdon të shënojë me fanellën e Çestërfilld dhe t’i sigurojë rezulate të rëndësishme klubit të tij në kategorinë e katërt angleze.
Ish-sulmuesi i Shpresave, edhe sot ka qenë protagonist në fitoren e rëndësishme 1-0 ndaj Uimbëlldon, teksa rrjeta e tundur prej tij që në minutën e tretë të duelit, solli tre pikët për skuadrën duke e kthyer në zonën play-off për ngjitjen një kategori më lart.
Pas një harkimi nga e djathta, Dobra goditi fluturimthi duke çuar topin në trekëndësh dhe duke i dhënë ekipit të tij një avantazh që më pas e ruaji deri në fundin e sfidës.