Sulmuesi kuqezi mori karton të verdhë në minutën e 88-të dhe u përjashtua nga loja në minutën e 90-të.
Çfarë po ndodh Rey Manajn!
Sulmuesi kuqezi është përjashtuar nga loja në ndeshjen që Sivaspor barazoi 0-0 me Samsunspor.
Sulmuesi kuqezi u ndëshkua me dy kartona të vërdhë brenda dy minutave.
Sulmuesi kuqezi i Sivasspor, Rey Manaj, i cili e nisi ndeshjen në 11-shen e parë, mori karton të verdhë për kundërshtimin ndaj arbitrit në minutën e 88-të.
Sulmuesi me eksperiencë ka reaguar ndaj arbitrit duke e goditur topin në një pozicion tjetër në minutën e 90-të.
Pas këtij veprimi, Manaj mori karton të kuq për të verdhën e dytë dhe u përjashtua nga loja, Sivasspor e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë.