Ylli i Dinamos komenton 'Mbretërit' e Superiores

Futboll

Ylli i Dinamos komenton 'Mbretërit' e Superiores

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 21:00
Ermir Rashica

Skënderbeu e mbylli ndeshjen e fundit të vitit dje dhe Ermir Rashica ka nisur pushimet sot. Lojtari i lindur në Mitrovicë ka udhëtuar sot për në Prishtinë, kryeqytetin e ‘Dardanëve’.

Sulmuesi i Shpresave ka postuar një foto në rrjetet sociale dhe nuk ka munguar komenti pikant nga një tjetër ‘yll’ të Superiores si Zabërgja.

Futbollisti i Dinamos po ashtu nga Kosova ka komentuar në postim me shënjën e kurorës si për të nënkuptuar që ata të dy janë mbretërit e futbollit shqiptar.

Aktualisht shifrat në kampionatin shqiuptar flasin për të dy talentet. Rashica po kërkohet me ngulm nga klubi i ligës suedeze, ndërsa dinamoviti Zabërgja cilësohet si më i miri i Superiores dhe po lufton për titullin kampion ku e mbylli si kampion dimri kundër Egnatiasë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat