Lojtari shqiptar shkroi emrin në listën e rrallë pas golit që shënoi për Interin

Futboll

Lojtari shqiptar shkroi emrin në listën e rrallë pas golit që shënoi për Interin

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 21:12
Lojtarët e Interit

A e dini pse goli nga goditja e këndit quhet gol olimpik?

Sepse për herë të parë u realizua në historinë e futbollit në Olimpiadën e Parisit në vitin 1924.

(Megjithatë një e dhënë tjetër thotë se u shënua në një miqësore mes Uruguait dhe Argjentinës nga ana e Çezareo Onzari dhe duke qenë se Uruguai ishte kampione olimpike në fuqi u quajt i tillë).

Dhe goli i realizuar nga Kristjan Asllani erdhi pikërisht pas 100 vitesh që u shënua për herë të parë.

Ai është goli më i rrallë në futboll pasi duhet shumë fat që ta realizosh për shkak të këndit të vështirë. Duhet shumë fat që të ndëshkosh portierin, kur ai ka vendosur një lojtar në shtyllën e parë, një në të dytën dhe në mes ka një rrëmujë.

Por mesa duket Asllani nuk e kishte rastësi. Ai e tentoi disa herë që ta dërgonte topin në shtyllën e parë dhe kërkoi një devijim në rrëmujë e sipër. Dy herë u largua nga mbrojtësit dhe një herë nga portieri. Megjithatë në fund e realizoi. Në të shkuarën e Interit kanë realizuar edhe lojtarë të tjerë si Çalhanoglu, Erisken, Rekoba dhe Stankoviç.

I fundit që ka shënuar në “San Siro” ka qenë Alvaro Rekoba në vitin 2007, ndërsa Çalhanoglu në vitin 2021 në “Olimpico” të Romës. Kristjan Asllani u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes kundër Udinezes pasi në pjesën e parë dha edhe një asist fantastik për Arnautoviçin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat