Manchester City po kalon një moment shumë të vështirë.
Vetëm 1 fitore në 12 ndeshjet e fundit për skuadrën e Pep Guardiola, që është mundur 2-1 në ndeshjen e fundit të kampionatit në fushën e Aston Villa-s.
Një nga lojtarët më të dobët në fushë ka qenë Erling Haaland, i cili nuk është fshehur pas ndeshjes.
“Nuk i kam shfrytëzuar rastet që kam pasur. Nuk kam qenë i mirë aq sa duhet”, ka thënë sulmuesi norvegjez.
Në lidhje me krizën që po kalon City: “Pep e ka fituar kampionatin 6 herë në 7 vitet e fundit, do ta gjejë zgjidhjen, ne besojmë tek ai”.