Tri klube arabe në garë për Rashfordin

Futboll

Tri klube arabe në garë për Rashfordin

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 22:31
Marcus Rashford

Tre klube saudite kanë shprehur interes për të nënshkruar me Marcus Rashford, sipas talkSPORT.

Sulmuesi i Manchester United po kërkon të largohet nga Old Trafford, pasi zbuloi në një intervistë shokuese se është “në kërkim të një sfide të re”.

Al Ahli, Al Ittihad dhe Al Qadsiah janë të gjitha klube që thuhet se janë të interesuara për anglezin.

Ndërsa Al Ittihad ka shfaqur interes në të kaluarën dhe Al Qadsiah po monitoron situatën e tij, Al Ahli duket të jetë aktualisht më i interesuari.

Megjithatë, për të respektuar rregullat e regjistrimit në Saudi Pro League, ata do të duhet të largojnë ose të çregjistrojnë një lojtar të huaj nga skuadra e tyre.

Al Nassr, që ka në radhët e tij legjendën e Manchester United, Cristiano Ronaldo, më parë u ka bërë të ditur kampionëve rekord të Premier League se janë më të interesuar për objektiva të tjerë.

Mbetet për t’u parë nëse Rashford do të jetë i hapur për një transferim në Arabinë Saudite në vitin 2025, pasi Manchester United ende nuk ka marrë asnjë ofertë konkrete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat