Futbollisti Medon Berisha është paraqitur nga minuta e parë për Leccen, në humbjen si vendas me rezultat 2:1 nga Lazio.
Berisha është zëvendësuar në minutën e 79-të, ndërsa Ylber Ramadani fare nuk u aktivizua por në fund të ndeshjes u ndëshkua me karton të verdhë pas një proteste nga pankina.
Për vendasit shënoi Tete Morente (50') dhe për udhëtuesit Castellanos (45+3') e Marushiq (87').
Vendasit mbeten pa një lojtar, Frederic Guilbert u përjashtua në minutën e 45+1.
Pas javës së 17-të në Serie A, Lazio zë vendin e katërt me 34 pikë e Lecce të 14-tin me 16 sosh.