Keidi Bare ka harruar atë penallti të humbur në ndeshjen e kaluar me Zaragozan dhe është rikthyer te paraqitjet pozitive. Shqiptari ka marrë notë solide 6.8 në fitoren e klubit spanjoll në një stadium të tejmbushur.
Real Zaragoza luajti në La Liga2 sot pasdite kundër Ferrol dhe arriti të merrte 3 pikët, ndryshe nga hera e kaluar ku legjionari humbi 11 metërsh dhe i mohoi ekipit të nivelit të dytë të paktën baarzimin ndaj skaudrës së Santi Cazorlas.
Pas kryqëzimit nga tifozët, mesfushori kuqezi e harroi atë moment të pafat dhe u vendos sërish titullar. Futbollisti i Kombëtares me numrin 6 në klubin e vjetër spanjoll luajti në rolin natyral dhe për zëre 90 minuta. Në fund ai u zëvendësua nga tekniku i skuadrës.
89 përqind saktësi pasimesh, 1 gjuajtje e bllokuar, 7 duele të fituara, 1 spastrim dhe 2 driblime të bukura qenë një mënyrë e mirë për fierakun që të lërë pas krahëve javën e kaluar.