Partizani dhe Vllaznia luajtën të premten e fundit sfidën e vlefshme për javën e 19-të të Superiores. Kjo ndeshje e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi 2-0 në favort të të kuqve.
Por dy ekipet kanë marrë një lajm të keq ende pa u mbyllur viti. Dy lojtarë që ishin titullar në të dyja kampet janë dëmtuar, teksa mungesa e tyre pritet të zgjasë jo pak.
Paulo Buxhelaj për Partizanit dhe Ardit Krymi i Vllaznisë janë dëmtuar, duke lënë me pasoja ekipet respektive.
Për mesfushorin e ekipit shkodran është një lajm dyfish i keq, pasi vetëm para pak ditësh u rikthye nga dëmtimi.
Pritet të shihet se sa do të mungojnë dy lojtarët kyç për ekipet e tyre, pas ekzaminimeve mjekësore që do të bëhen.