Teuta dhe Bylis do të përballen ditën e sotme për të luajtur sfidën e vlefshme për javën e 19-të të Superiores. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”, nis në orën 16:30.
Durrsakët vijnë në këtë sfidë më të qetë, kjo për shkak të pozitës që ndodhen në tabelën e renditjes. Me 22 pikë të grumbulluara, Teuta mban vendin e 6-të, ndryshe nga Bylis që i duhen pikë për t’u larguar nga vendi i parafundit.
Por këtë qetësi Teutës ia prish Nevil Dede. Ky i fundit “tremb” trajnerin kundërshtar Edi Martini para kësaj sfide. Kjo për shkak të statistikave që dy teknikët kanë përballë njëri tjetrit.
Dede nuk ka humbur kurrë përballë Martinit në 4 ndeshje të zhvilluara. Është pikërisht trajneri i Bylisit që ka triufmuar 3 herë, teksa një ndeshje ka përfunduar në barazim.
Kjo bën që statistikat dhe trajneri i tyre, të jenë një plus i madh për skuadrën e Bylisit, që sot kërkon pikë jetike.