Itodo Mandela ka qenë protagonisti i radhës në podcastin Pjesa e Tretë.
Sulmuesi i Dinamos ka folur në intervistë për jetën e tij, sezonin e shkëlqyer tek blutë, aventurën në Shqipëri si dhe ka rrëfyer një të veçantë sa i takon emrit të tij që shumë e ngatarrojnë me atë të ikonës së lirisë së Afrikës së Jugut, Nelson Mandela.
“Mandela është emri im. Atë ma ka vënë babai.
Shumë kujtojnë se është një pseudonim, por jo. Është emri im i vërtetë”, u shpreh bomberi afrikan i dinamovitëve.