Xhiro e 18-të apo e fundit për stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës do të përfundojë sot me dy ndeshjet e fundit.
Janë dy ndeshje shumë interesante që zhvillohen në Gjilan dhe Therandë.
Lideri aktual i kampionatit, Drita pret skuadrën e fundit në tabelë Feronikelin ’74.
Vendasit kërkojnë të rikthehen te fitorja për të mbajtur distancën në kreun e renditjes, derisa mysafirët synojnë një tjetër befasi.
Në stadiumin e qytetit në Therandë luhet derbi lokal mes FC Suharekës dhe Ballkanit.
Pritet një sfidë shumë interesante ku dy skuadrat kërkojnë vetëm fitoren.
Të dyja sfidat e ditës së sotme fillojnë nga ora 13:00.