Interi synon të blindojë Inzaghin deri në vitin 2028

Futboll

Interi synon të blindojë Inzaghin deri në vitin 2028

Më: 22 dhjetor 2024 Në ora: 11:45
Simone Inzaghi

Simone Inzaghi vazhdon të fitojë besimin dhe miratimin, si në mesin e drejtuesve të klubit zikaltër, ashtu edhe në mesin e tifozëve të Interit. Sipas “La Gazzetta dello Sport” "trajneri po mendon të zgjasë kontratën e tij, duke vazhduar bashkëpunimin me klubin deri në vitin 2028".

Inzaghi ka nënshkruar së fundmi një rinovim deri në vitin 2026, duke u bërë trajneri më i paguar në Serie A me 6.5 milionë neto në sezon, por brenda klubit milanez ekziston besimi se cikli i tij ka arritur në gjysmë të rrugës dhe sigurisht jo drejt përfundimit.

Kjo është arsyeja për ti propozuar një zgjatje të re e cila do t'i shtonte edhe 2 vite të tjera datës së lamtumirës së mundshme.

“Simone, sot tashmë në podiumin e trajnerëve më jetëgjatë të Interit me pesë sezone radhazi (duke marrë parasysh afatin aktual), do të bëhej i dyti në histori me 7 vite radhazi në stolin e zikaltërve.

Përpara tij qëndron vetëm Helenio Herrera, i cili drejtoi Interin për 8 vite radhazi, mes viteve 1960 dhe 1968 (gjithsej sezonet janë 9, duke marrë parasysh 1973-74)”, shkruan gazeta.

Klubi ziklatër po mendon për një rinovim të kontratës me trajnerin që skadon në vitin 2028 me idenë për ta transformuar atë në Fergusonin e Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat