Zielinski zgjedh mes Champions-it dhe titullit

Futboll

Zielinski zgjedh mes Champions-it dhe titullit

Më: 22 dhjetor 2024 Në ora: 13:14
Piotr Zielinski

Mesfushori i Interit, Piotr Zielinski, ka dhënë një intervistë për Quotidiano Sportivo, në të cilën ka folur si për praninë e tij te zikaltrit, ashtu edhe për lamtumirën e tij nga Napoli.

E nis nga kompeticioni që gjeti në Milano: “Është në rregull, është kënaqësi të jesh në një ekip me lojtarë si Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan. Në fund luaj gjithsesi. Kemi kaq shumë ndeshje… E di që do të jem i kënaqur me paraqitjet në fund të sezonit”.

–De Laurentiis, një vit më parë, të “hoqi” Europën duke të përjashtuar nga lista e UEFA-s, kur mori vesh për interesimin e Interit: ishte zhgënjimi më i madh nga pikëpamja njerëzore, jo thjesht sportive?

“Mendoj se po, ishte ndeshja kundër Barcelona-s së Lewandowskit për raundin e 1/8-ave, një derbi i shumëpritur në Poloni. E pranova atë vendim, edhe nëse isha shumë i zemëruar, por De Laurentiis nuk i pëlqen disa gjëra”.

 E more revanshin: je ndër lojtarët më të përdorur nga Inzaghi në Champions League…

“Këto janë zgjedhjet e trajnerit që më bëjnë të lumtur, jam i lumtur që shpesh kam mundësinë të luaj”.

– Po sikur t’ju duhej të zgjidhnit midis një titulli të dytë në Itali apo finales së parë të Champions League?

“Finalja, duke shpresuar ta fitoj. Por sigurisht që nuk do ta lë mënjanë titullin”.

A është Interi i aftë të realizojë goditjen e dyfishtë?

“Pse jo? Ne kemi një ekip shumë të fortë. Dhe ne do të përpiqemi të shkojmë deri në fund në çdo kompeticion”.

Inzaghin e shihni vetëm si trajner apo edhe si ish-koleg?

“Ai është trajneri ynë. Dhe ka marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë. Ai bën shaka, por ndonjëherë është edhe i ashpër, di të shpjegojë dhe është shumë i përgatitur. Është kënaqësi të punosh me të”.

A do të ishte titulli me Interin ndryshe nga ai kundër Napolit?

“Jo për mua. Ndoshta ndryshon për shkak të historive të klubeve. Në Napoli kanë pritur për shumë vite. Napoli-Inter do të jetë ndryshe në vend të Inter-Napoli. Do të ketë shumë miq të mi në stadium. Shpresoj për të fituar, por për pjesën tjetër i uroj gjithë të mirat”.

Çfarë prisni nga viti 2025?

“Do të doja të fitoja shumë trofe me Interin, shpresoj për një vit plot kënaqësi, lavdi dhe gola. Një nga këto ndoshta në derbin e kthimit. Por nëse vjen në Superkupë, do të isha gjithsesi i lumtur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat