Mbrojtësi i Barcelona-s, Pau Cubarsi tha se nuk ka justifikime pas humbjes në shtëpi nga Atletico Madrid.
Humbja e sheh Barçën t’ia dorëzojë kreun e La Liga Atletico-s për pushimin e dimrit.
“Është e pashpjegueshme. Është faji ynë. E kishim lojën në duart tona. E shpërdoruam. Jemi të tronditur, por duhet të pushojmë dhe të fokusohemi te 2025”, tha Cubarsi
“Ne bëmë një lojë të mrekullueshme. Shikoni rastet, pozicionin e topit… finalizimi ishte zhgënjyes. Duhet të fokusohemi më shumë në këtë.
“Ne donim të jepnim maksimumin nga fillimi. Kishim disa rezultate të këqija. Ne bëmë një ndeshje shumë të mirë, por humbëm për shkak të dy detajeve budallaqe që vendosën ndeshjen për ne”.
“Niveli ynë i lojës është i mirë, na mungon finesa përpara. Pushimi do të jetë i mirë për ne që të pushojmë dhe të kthehemi me dëshirë”.