Lojtari shqiptar ‘përbindësh’ në Arabi

Futboll

Lojtari shqiptar ‘përbindësh’ në Arabi

Më: 22 dhjetor 2024 Në ora: 14:03
Pamje nga ndeshja

Al Ittihad fitoi në ndeshjen e fundit në transfertë përballë ekipit nga Omani, Al Nasr.

Skuadra e Ittihad ia doli që të triumfonte me rezultatin 1-4 në këtë sfidë miqësore.

Protagonist në këtë ndeshje ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj.

Ky i fundit shënoi golin e dytë për ekipin e tij. Ishte minuta e 45-të kur shqiptari tundi rrjetën kundërshtari.

Pas një topi të marrë nga krahu i djathtë, Mitaj goditi me të majtën duke shënuar një gol mjaft të bukur, gjithë klas.

Ky është goli i dytë i 20-vjeçarit për këtë sezon, i cili ka asistuar edhe 4 herë të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat