Djemtë e Ranierit rikthehen te fitorja në shtëpi!
Roma ka mposhtur me rezultatin 5-0 Parmën. Një ndeshje për djemtë e Ranierit ku nuk lejohej asnjë hap tjetër.
Dy gola u shënuan në pjesën e parë nga vendasit dhe tre në të dytën. Dibala zhbllokoi takimin me penallti, ndërsa e mbylli takimin me dopietë dhe asist.
Në anën tjetër Paredes shënoi po ashtu me penallti. Gola të tjerë erdhën nga Saelemejkers dhe Dovbyk.